×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës e bën pa pagesë trafikun urban

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 16:07

    Nga dita e martë (1 dhjetor 2020) qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht.


    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se zbatimi i rregullave dhe masave anti-COVID mbetet i njëjtë.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.

    Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh!

    #prishtina?

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!