Historike në Champions League, kësaj radhe mund të thuhet me plot gojë.
Për herë të parë në turneun më prestigjioz kontinental, një nga ndeshjet zyrtare do të drejtohen nga një femër.
Ndeshja në fjalë është ajo midis Juventusit dhe Dinamo Kiev që do të luhet në Torino të mërkurën.
Ndeshja në vetvete nuk ka një domethënie të madhe, nga momenti që italianët janë të kualifikuar, ndërkohë që ukrainasit luftojnë vetëm për një vend në Europa League.
E rëndësishme është që arbitri do të jetë francezja 37-vjeçare Stephanie Frappart, që do t’i shtojë karrierës një tjetër rekord.
Francezja ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar një ndeshje të futbollit për meshkuj në Ligue 1, dhe ndërkombëtarisht u bë e njohur sepse drejtoi finalen e Superkupës Europiane midis Liverpool dhe Chelsea, në vitin 2019.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.