Mikhail Zakharov, një punonjës i njësisë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentit të Rusisë ka kryer vetëvrasje gjatë orarit të punës, transmetojnë mediat ruse.
“Punonjësi bëri vetëvrasje gjatë shërbimit. Po bëhet një kontroll,” tha një bashkëbisedues i agjencisë së lajmeve ruse TASS.
Disa media ruse pohojnë se bëhet fjalë për truprojën e Vladimir Putinit, por agjencia e lajmeve TASS tha se burimi i tyre mohoi që punonjësi të shërbente në njësinë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.