Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për numrin e madh të të infektuarve me koronavirus, shifra që javëve të fundit janë rritur shumë.
Ai ka thënë se numri i vdekjeve është tejet i lartë por ka potencuar se mjekët po bëjnë gjithçka për të shpëtuar të prekurit.
Vuçiq, ndër të tjera ka thënë se në Spitalin e Nishit po shkojnë për t’u trajtuar edhe pacientë nga Kosova dhe se mjekët po bëjnë të pamundurën edhe për ata.
“Po sillen edhe njerëz nga Kosova në Nish, ku mjekët bëjnë çmos për të shpëtuar njerëzit pa marrë parasysh kombësia. Por ne duhet të luftojmë, të ndërtojmë një sistem të kujdesit shëndetësor, i cili ka treguar qëndrueshmëri të madhe dhe ka treguar se ka më shumë njerëz që duan të luftojnë. Ka gjithmonë ata që nuk do të gjejnë një arsye për t’u tërhequr, por të tillë janë pakica”, tha Vuçiq.
Ai deklaroi se shpreson që kurba e të infektuarve të rrafshohet së shpejti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.