×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së pas humbjes së Podujevës: S’e kemi ndërmend të dorëzohemi

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 11:35

    Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk do të dorëzohet edhe pse ka humbur njërin prej bastioneve kryesore të saj, Podujevën.


    Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova thotë se do të mblidhen dhe të analizojnë më detajisht procesin e humbjes.

    Ai është shprehur optimist se do të ketë rezultate më pozitive në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

    “Sigurisht zgjedhje janë ato, s’kam çka. Ne do të ulemi të diskutojmë cilat janë arsyet e dështimit aty. S’kemi thënë që s’kemi llogaritë, por kjo është një problem, kjo është politikë, kështu shkojnë senet… nuk kam çka me thënë tjetër. Do të ulemi si kryesi, do ta diskutojmë cilat janë arsyet, mirëpo s’e kemi ndërmend të dorëzohemi. Jeta vazhdon, politika vazhdon, demokracia vazhdon, zgjedhjet vijnë shpejt. Gjithmonë jam optimist”, ka deklaruar ai për indeksonline.

    Ndryshe, javën e kaluar, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë besimin e 51.64 për qind të qytetarëve.

    Ndërsa, dega e LDK-së në Podujevë, që udhëhiqet nga Agim Veliu, ka marrë 35.97 %. Në garë për kryetar ishte Nexhmi Rudari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!