Prokuroria Speciale ka nisur hetime për skandalin e heqjes së mbi 7 milionë euro borxhe tatimore kompanisë “NewCo Feronikeli Complex L.L.C.”, në pronësi të oligarkut nga Shqipëria, Saimir Mane.
Prokuroria tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës të nis punën për hetimin e këtij rasti, raporti Insajderi me burime brenda Prokurorisë së Shtetit.
Por, Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me nisjen e hetimeve për rastin, ende nuk është deklaruar.
Javën e kaluar, në media, u raportua për skandalin e heqjes së shtatë milionë eurove borxhe tatimore “NewCo Ferronikeli”, kompani të cilën e ka në pronësi oligarku shqiptar Samir Mane.
Shkrimi dëshmon se si ATK-ja, përmes një procesi të dyshimtë, ia fshiu borxhet tatimore gjigantit metalurgjik, një muaj pas blerjes së ndërmarrjes nga oligarku Mane.
Një ditë pas publikimit të shkrimit hulumtues, ATK-ja kërkoi nga prokuroria të nisë hetimet për rastin.
“ATK sot ka dorëzuar kërkesën në Prokurorinë e Shtetit me numër protokolli 12-06-3983 përmes së cilës kërkon nga prokuroria që të hetoj pretendimet e gazetës Insajderi, lidhur me shkrimin e publikuar dje me datë 26.11.2020”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.