Rend i gjatë i njerëzve të cilët po presin që të marrin vaksinën kundër gripit sezonal janë mbledhur para Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Në bazë të fotografive të publikuara, shihet që qytetarët nuk po i respektojnë masat anti-COVID.
Të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Policisë për të mbajtur rendin. Vaksinimi i qytetarëve është ndërprerë për sot pas tollovisë së madhe.
Ky proces do të vazhdojë nesër nga ora 08:00.
Ndryshe të hënën Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e 160.500 vaksina të cilat janë blerë përmes UNICEF-it. Ministri Armend Zemaj ka thënë se janë duke siguruar edhe 50.000 tjera.
Afati për vaksinim është vetëm 11 ditë, nga data 1 dhjetor deri më 11 dhjetor. Në grupet e rrezikut të lartë hyjnë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të dokumentuara, shtatzënat dhe fëmijët mbi 6 muaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.