Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me Raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë të publikuar ditën e djeshme.
Në këtë raport theksohej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Basha shkruan se PD i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë “Rama” që t’i ndihmonte më tepër financiarisht qytetarët gjatë kohës së pandemisë.
Kryedemokrati e mbyll reagimin e tij duke thën se Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare. Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët! Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.”-shkruan Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.