×
  • Lajme
  • Lajme

    328 personave u mori jetën koronavirusi gjatë nëntorit në Kosovë, më i riu 38 vjeç

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 15:42

    Që nga 1 nëntori e deri më 30 nëntor, 328 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e Covid-19.


    Ky numër është relativisht i madh krahasuar me muajin tetor, kur për një muaj ishin regjistruar 54 raste të vdekjes, shkruan Reporteri.

    Rritja e madhe e numrit të rasteve filloi nga 4 nëntori kur edhe edhe kishte numër të madh të testimeve. Po në këtë ditë, u regjistruan nëntë viktima.

    Viktima më e re gjatë këtij muaji ishte një 38 vjeçar nga Prishtina.

    Numri total i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë është 1.026. Aktualisht janë 13.505. raste aktive.

    Ndërkohë, ka disa javë që në Kosovë janë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të koronavirusit. Orari i gastronomisë është kufizuar, gjersa në shumë komuna që ndodhen në zonën e kuqe është kthyer ora policore.

    Vetëm gjatë ditës së sotme në vendin tonë janë shënuar 10 të vdekur me 521 raste të reja të konfirmuara. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!