Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Gjykata Speciale e ka marr peng dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu tha dialogu në formën që është i shërben vetëm Serbisë.
Në RTK, Hoxhaj, ka thënë se në mënyrën se si është udhëheqë dialogu nga ish qeveria Kurti dhe tani nga kjo Hoti, e kanë marrë peng dialogun dhe e kanë degraduar atë.
“Unë mendoj që Gjykata Speciale e ka marr në peng dialogun. Unë mendoj që vet qeveritë, si ajo Kurti dhe kjo Hoti në mënyrën qysh e kanë udhëheqë dialogun, e kanë marrë peng dialogun. E kanë dëgradu dialogun. Ajo marrëveshja e Ëashingtonit si draft është negociu nga presidenti Hashim Thaçi dhe e dini që ajo marrëveshje ka pasur të nënshkruhet në qershor”, ka thënë Hoxhaj.
“Dialogu në formën që është i shërben vetëm Serbisë për të hapë dhe të mbyllë kaptina të reja dhe nuk i shërben Kosovës që ta përmbyllë shtetndërtimin”, ka thënë tutje Hoxhaj.