×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa kujton Rugovën: Me emrin e tij identifikohen liria, demokracia dhe shtet-ndërtimi

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 9:09

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76 vjetorit të lindjes.


    Mustafa ka thënë se Ibrahim Rugova ishte një personalitet i rrallë i letërsisë, politikës dhe kulturës shqiptare.

    “Rugova është njeriu letrar dhe politik, një rast i rrallë në botë që me vizionin, dijen dhe përkushtimin e tij u rreshtua kah perëndimi duke fituar simpatinë dhe vëmendjen e botës demokratike për problemin, vuajtjen dhe persekutimin e popullit të Kosovës nën regjimin serb”, shkruhet në njoftimin e LDK-së.

    Shkrimi i plotë:

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76 vjetorit të lindjes.“Më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut lindi ikona dhe figura emblematike e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.Ibrahim Rugova ishte një personalitet i rrallë i letërsisë, politikës dhe kulturës shqiptare. I shkolluar në Paris të Francës, ai u mishërua me vlerat perëndimore, idealin për liri e pavarësi prej të cilave ai asnjëherë nuk hoqi dorë.Rugova është njeriu letrar dhe politik, një rast i rrallë në botë që me vizionin, dijen dhe përkushtimin e tij u rreshtua kah perëndimi duke fituar simpatinë dhe vëmendjen e botës demokratike për problemin, vuajtjen dhe persekutimin e popullit të Kosovës nën regjimin serb. Sot, është nder për secilin ta kujtojmë figurën e Rugovës, themeluesin e LDK-së, Presidentin Historik të Kosovës, Gandin e Ballkanit, që me dijen dhe urtësinë arriti t’a fitoj simpatinë dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me emrin e Ibrahim Rugovës janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës, liria, demokracia dhe shtet-ndërtimi. Mjafton ta kujtojmë postulatin e tij: “Asgjë më pak se pavarësi”. Arkitektin e pavarësisë do ta kujtojmë përherë si motiv për ta vazhduar rrugën e trasuar nga ai, forcimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!