Manchester Unitedi dhe Chelsea duhet të fitojnë garën me Manchester Cityn për shërbimet e mesfushorit të Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.
Të tre gjigantët anglez e kanë parë Zakaria si lojtari adekuat për skuadër, andaj janë duke provuar ta transferojnë.
Sidoqoftë, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, në këtë garë në verë ishin vetëm “Blutë” dhe “Djajtë e Kuq”, por tani i është bashkuar edhe City që e sheh lojtarin si të duhurin për formacionin e Pep Guardiolës.
Unitedi e sheh lojtarin si zëvendësuesi adekuat i ndonjërit nga mesfushorët, si Fred, Nemanja Matic ose Scott McTominay.
Ndërsa, Chelsea është duke konsideruar largimin e N’Golo Kante, andaj Zakaria mund të jetë pasuesi.
Mirëpo, gjiganti gjerman nuk do e shesë nëse nuk paguhet kartoni me vlerë 50 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.