Një 20-vjeçar shqiptar në Greqi ka vrarë ish-shefin e tij, për shkak se nuk i kishte shlyer një borxh prej 200 eurosh.
Mediat greke raportojnë se 20 vjeçari në fillim e ka goditur pronarin e hotelit ku ai punonte për vdekje dhe më pas e ka larë atë me vodka dhe i ka vënë flakën kufomës për të shuar gjurmët e tij me flakë.
Kamerat tradhtuan vrasësin e 69 vjeçarit
Por kanë qenë kamerat e sigurisë që e kanë “tradhtuar” 20 vjeçarin duke bërë më pas që i riu të rrëfehet. Autori ka rrëfyer veprën e tij duke thënë se e kreu vrasjen pasi shefi i tij i detyrohej 200 euro nga viti i kaluar dhe nuk e kishte shlyer atë.
Kërkimi i pamjeve nga kamerat e biznesit në Oia bëri që hetuesit të gjenin vrasësin e 69-vjeçar Nikos Halaris. Vetë hoteli nuk kishte kamera sigurie, kështu që policia kërkoi pamje vizuale nga bizneset e tjera në të njëjtën zonë.
I riu shqiptar u regjistrua duke u larguar nga vendi ku ndodhet hoteli i viktimës Nikos Villas, disa minuta para se Departamenti i Zjarrfikësve të njoftohej për zjarrin që shpërtheu.
Pas shumë orësh marrje në pyetje, 20-vjeçari rrëfeu se ai shkoi në hotel për të kërkuar paratë që i detyrohej pronari për punën që ai kishte bërë, por situata doli jashtë kontrollit. Ajo që bie në sy është se vrasësi nuk kreu grabitje, kasaforta e hotelit u gjet e paprekur.
Sipas mediave greke, i riu shqiptar pretendoi se nuk kishte ndërmend të grabiste ish -shefin e tij por kishte vajtur për të marrë 200 eurot e borxhit, ndërsa ai ia atribuoi vdekjen e tij në një aksident gjatë përleshjes!
Sidoqoftë, policia është duke ngritur një çështje kundër të riut shqiptar për vrasje me paramendim dhe ai do të dërgohet në prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Naxos.