×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Vdes në rrethana të dyshimta një vajzë 2-vjeçare në Skenderaj

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 9:47

    Një familje nga Skenderaj ka përjetuar një ngjarje të rëndë pasi ju ka vdekur vajza dy vjeçare.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net por pa dhënë detaje të hollësishme.

    “Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

    I pyetur se rreth dyshimeve të mundshme, ai ka thënë se nuk ka informata.

    “Nuk kam informata të tjera, vetëm që është një fëmijë, vajzë rreth dy vjeçare”, ka deklaruar Zahiti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!