×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e konsideron të papranueshme kërkesën e VV-së që vota e Arifit të shpallet e pavlefshme

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 11:05

    Lëvizja Vetëvendosje në seancën publike dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese si parashtruese e kërkesës, për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, vlerëson se vota e këtij të fundit, i dënuar me burgim efektiv për korrupsion, ishte e pavlefshme në kohën kur e dha atë për Qeverinë Hoti.


    Por këtë kërkesë të Vetëvendosjes e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, Besnik Berisha, duke ka konsideruar të papranueshme, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Berishës, çështja e dënimit të deputetit Arifi nuk mund të lidhet me legjislaturën e shtatë, por me atë paraprake.

    Ai ka thënë në fjalën para Gjykatës Kushtetuese se koha e dënimit të Arifit nuk lidhet me legjislaturën kur deputeti votoi pro formimit të Qeverisë Hoti, dhe se deputeti në fjalë nuk ka pasur dënim që ia mohonte të drejtën e zgjedhjes.

    “Zoti Arifi e ka humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e gjashtë. Pasojat e këtij vendimi janë ekzekutuar dhe kanë pasur fuqi në mandatin e gjashtë. Është e parëndësishme kur është njoftuar Kuvendi”, tha Berisha. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!