×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Vdes 2 vjeçarja nga Skënderaj, ra nga ballkoni

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 11:23

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj ku ka vdekur një vajzë dy vjeçare.


    Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporterin, por pa dhënë detaje të hollësishme.

    Nga Policia kanë thënë se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

    “Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

    Reporteri.net mëson se vjeçare ka vdekur pasi është rrëzuar nga ballkoni. Këtë e kanë konfirmuar për Reporterin në kushte anonimiteti vetë familjarë të viktimës.

    “Vajza ka qenë e moshës 2 vjeçare osht rrëzu nga ballkoni dhe ka vdekur ne vendin e ngjarjes. Kur e kemi dërgu në spital ka qenë pa shenja jete”, ka thënë për Reporterin një nga familjarët.

    Varrimi i 2 vjeçares pritet të bëhet sot, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Kllodernicë të Skenderajt. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!