Një 50 vjecar i identifikuar si Lulzim Mollaj, banues në Shkodër, është arrestuar në flagrancë nën akuzën se qarkullonte me armë zjarri, në fole gati për qitje.
Arrestimi i krye në kuadër të oporacionit “KOMANI”, nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat”.
Në njoftimin e policisë thuhet se 50-vjecari është me precedent kriminal, qenë i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje
Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.