Grupi Parlamentar Nisma Socialdemokrate-AKR do të ketë katër deputetë më shumë.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar shefi i këtij Grupi Parlamentar, Endrit Shala.
Shala ka konfirmuar se grupi do të quhet NISMA-AKR-6Plus derisa ka thënë se të gjitha procedurat do të përfundojnë nesër.
“Po. Janë bashkuar 4 deputetë, grupi do te quhet Nisma-AKR-6Plus. Nesër veç kryhen ato procedurat”, ka thënë Shala për Reporterin.
Deputetët që i janë bashkuar partisë së tij janë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli dhe grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus. /Reporteri.net
.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.