Milot Rashica nuk do të jetë në dispozicion të Werder Bremenit deri në fund të janarit të vitit 2021
Miloti u lëndua para pak ditësh në një stërvitje me Werder Bremenin, shkruan Reporteri.net
Tani, klubi gjerman e ka konfirmuar se ylli kosovar ka pësuar një dëmtim në kofshë që do ta lë atë jashtë fushave për dy muaj.
⚠️ Update: @milotrashica hat sich eine Sehnenverletzung im Oberschenkel zugezogen. Zu befürchten ist, dass er #Werder bis Ende Januar nicht zur Verfügung steht.
Wir wünschen dir eine gute und schnelle Genesung, rocket! Komm stärker zurück!??
? https://t.co/VOiDwS37o7 pic.twitter.com/ENhN7eElJi
— SV Werder Bremen (@werderbremen) December 2, 2020
Sipas faqes zyrtare të Werderit 24 vjeçari do të mund të rikthehet nga ky lëndim në fund të janarit të vitit 2021.
E ky lajm e ka mërzitur edhe trajnerin Florian Kohfeldt.
“Më vjen shumë keq për Milotin, sepse ai ishte me të vërtetë i aftë përsëri pas lëndimit të tij të fundit dhe kurba e formës së tij po shfaqej qartë përsëri. Është mëkat që do të na mungojë për një kohë të gjatë duke ditur cilësitë e tij,” ka thënë Florian Kohfeldt. /Reporteri.net/