Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.
Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiar prej 57 mijë eurosh për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”, shkruan Reporteri.net.
Paratë janë dhënë me arsyetimin e pagesës së “punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta” në këtë rezidencë.
Gjatë vitit të kaluar Ministri i Financave, Bedri Hamza deklaroi se “e kemi obligim” për t’i ndarë këto mjete dhe se kjo shumë e parave ndahet nga rezervat e shtetit dhe pagesa bëhet përmes MKRS-së.
Presidenti Ibrahim Rugova ka vdekur në janar të vitit 2006 ndërsa në rezidencë jetojnë familja e ngushtë e tij./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.