×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i kabinetit të Agim Veliut: Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli janë të pabesë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 22:40

    Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme,  Agim Veliu, i ka quajtur të pabesë anëtarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli.


    “Institucioni ynë kombëtar i BESËS SHQIPËTARE është ndërtuar mu për shkak të pabesëve si Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

    Osmani është përjashtuar nga të gjitha pozitat brenda partisë. Ajo ishte kandidate e LDK-së për kryeministre por gjërat ndryshuan kur ajo nuk përkrahu mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

    Ndërkohë Avdyli i ka dalë në krah asaj derisa së fundi e ka quajtur komunist kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!