×
  • Sport
  • Sport

    PSG arrin fitore të madhe ndaj Man United – Barça, Juventusi dhe Chelsea kryejnë detyrën

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 22:51

    PSG e ka mposhtur Manchester United me rezultat 3-1 në Old Trafford


    Skuadra franceze ka shënuar fitore të madhe dhe mbetet në garë për të kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Golat për francezët u shënuan nga Neymar 6′, 90′ dhe Marquinhos 69′, derisa për ‘Djajtë e Kuq’ realizoi Rashford 32′.

    Në ndeshjet tjera të mbrëmjes fitore arritën edhe Juventusi, Barcelona e Chelsea.

    Juventusi fitoi 3-0 ndaj Dynamo Kievit. Edhe Barcelona fitoi ndaj Ferencvarosit me rezultat 3-0.

    Chelsea e mposhti Sevillan me rezultat të thellë prej 4-0, në një ndeshje ku shkëlqeu Olivier Giroud që shënoi katër gola.

    Më poshtë keni rezultatet komplete nga mbrëmja e sontme. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!