Real Madrid nuk po kalon aspak një moment të mirë. Humbja ndaj Shakhtar në Champions dhe 3 ndeshje pa fitore në kampionat kanë bërë që pankina e Zidane të lëkundet.
Trajneri francez rrezikon të shkarkohet duke parë që nuk po arrin te fitoret, madje rrezikon që Reali të ngelet jashtë Championsit e ndaj Munchegladbach kërkohet me çdo kusht fitorja.
“Treni i fundit” për Zidane do të jetë në fundjavë ndaj Sevillias.
Në rast se madrilenët nuk do të fitojnë as në këtë takim me shumë mundësi drejtuesit e klubit do të shkarkojnë francezin për të emrëuar një tjetër trajner në krye të stolit.
Dy emrat më të lakuar janë Raul dhe Pochetino.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.