Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka folur për Samitin e Parisit që pritet të mbahet më një korrik. Ky Samit ashtu si edhe ai i Berlinit do të organizohet kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Daçiq thotë se nuk pret të shënohet ndonjë progres në marrëdhëniet Kosovës-Serbi në këtë Samit. Ai po ashtu dërgoi porosi se pavarësisht presioneve të mund t’i bëhen Serbisë, njohja e Kosovës nuk do të ndodhë, transmeton Reporteri.net.
Daçiq për Tanjug u shpreh se Serbia është mësuar me presione por se sipas tij njohja e Kosovës nuk do të pranohet nga Presidenti Vuçiq dhe as nga Qeveria aktuale serbe.
Duke komentuar vendimin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë çdo zyrtari të Serbisë që mohon krimet e luftës në Kosovë, Daçiq u sërish përsëriti deklaratat e tij që kishte bërë disa ditë më parë se masakra e Reçakut ishte e fabrikuar.
“Në vend që ata të gjykohen, tani duan të padisin serbët për krime të dyshuara kundër shqiptarëve”, u shpreh Daçiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.