×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona prek fundin nga kriza financiare, presidenti aktual befason: Lojtarët nuk do të paguhen në muajin janar

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 13:24

    Barcelona ka prekur fundin nga ana financiare.


    Situata në skuadrën spanjolle nuk është aspak e mirë dhe nevojiten shitje të mëdha për të arritur në plusvalencë.

    Presidenti aktual, Carles Tusquets i klubit deri në momentin që do të bëhen zgjedhjet ka befasuar me deklartën e tij ditën e sotme për mediat spanjolle.

    “Nga pikëpamja ekomonike do ta kisha shitur Messin në merkaton e verës. Do të kishte qenë pozitive për të ardhurat që do të kishim përfituar, por edhe për ato që do të kishim kursyer. Gjendja financiare është e tmerrshme dhe lojtarët nuk do të paguhen në muajin janar”, u shpreh ndër të tjera Tusquets.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!