×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fillimisht u alivanos” – çka raportoi në polici 21 vjeçarja për vdekjen e 61 vjeçarit në motel

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 13:10

    Një person është gjetur pa shenja jete, në një motel në qytetin e Gjakovës.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima ndodhej në motel me një 21 vjeçare e cila vetë e ka raportuar rastin në polici. Ajo ka thënë se viktima fillimisht është alivanosur.

    “Mosha e tij është 61 vjeçar, rasti është raportuar nga dëshmitarja femër, e cila është e moshës 21-vjeç. Ajo ka raportuar se fillimisht ai është alivanos. Ekipet mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

    Ndërkohë, Reporteri nga burimet e saj brenda Policisë së Gjakovës mëson se 21 vjeçarja është nga Shqipëria.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një lloj substance që dyshohet se është viagra, dhe nga përdorimi i saj dyshohet të ketë vdekur 61-vjeçari.

    Kujtojmë se ky nuk nuk është rasti i vetëm kur persona të moshuar kanë vdekur në rrethana të tilla. Raste të ngjashme ka pasur disa herë në Kosovë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!