Gjykata Speciale me seli në Hagë nuk do të punojë nga 21 dhjetori deri më 1 janar.
Specialja njoftoi në faqen e internetit se pushimi dimëror në punën e gjykatës është në këtë termin, ndërsa Krishtlindjet festohen në Holandë nga 25 deri më 28 dhjetori, si një festë zyrtare gjatë së cilës institucionet nuk punojnë.
Nga kjo gjykatë po akuzohen për krime lufte, katërshja e UÇK-së, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Zyra e Prokurorit të Specializuar në seancën e mbajtur dy javë më parë kishte kërkuar që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë në verën e vitit 2021. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.