×
  • Lajme
  • Lajme

    Shifra të frikshme: 9 të vdekur nga Covidi veç sot në Prishtinë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 15:11

    Janë shënuar shifrat më të larta të vdekjes në vendin tonë nga Covid brenda një dite.


    IKSHP ka njoftuar se 22 persona që kanë qenë të prekur nga coronavirusi kanë vdekur në 24 orët e fundit.

    Vetëm në Prishtinë kanë vdekur 9 persona, më i moshuari 87 vjeç, kurse më i riu 60 vjeç, shkruan Reporteri.net, ndërsa po në kryeqytet janë shënuar 286 raste të reja, shkruan Reporteri.net.

    IKSHP ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me coronavirus edhe 627 persona, nga 1.510 të testuar.

    Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784. /Reporteri.net/.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!