Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se është shantazhuar dhe linçuar publikisht nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se kur Qeveria Hoti ka vendosur të punojë për çështjen e të pagjeturve, atëherë ata po sulmohen më së shumti.
“Unë s’kisha çka të shtoja. Në Kosovë është folë 21 vjet për çështjen e të pagjeturve dhe është punuar minimialisht nga të gjitha qeveritë pothuajse. Dhe për çudi kur kjo qeveri ka vendosur të punojë në këtë drejtim, sulmohemi më së shumti”, tha Selmanaj në Rubikon.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, teksa ishte duke folur rreth çështjes së të pagjeturve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në seancën e Kuvendit, ka thënë se është i lodhur duke dëgjuar për këso raste. E kjo deklaratë e tij mori reagime të shumta nga politikanë të Kuvendit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.