×
  • Lajme
  • Lajme

    Gent Cakaj sot vizitë në Kosovë, do të nënshkruhen tri marrëveshje

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 8:15
    © Reporteri.net / Foto: Raif Selimi

    Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj sot do të jetë për një vizitë në Kosovë, ndërsa do të nënshkruhen tri marrëveshje.


    Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

    Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërkaq pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!