×
  • Lajme
  • Lajme

    1,062 të vdekur dhe mbi 13 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 8:19

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se aktualisht numri i rasteve aktive është 13.784, ndërsa deri tani në Kosovë janë shënuar 1,062 viktima nga coronavirusi.


    IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784.

    Ndryshe, një ditë më parë është shënuar numri më i lartë i viktimave. Për 24 orë janë shënuar 22 vdekje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!