Kosova do të jetë pjesë e garës kualifikuese për botërorin e Katarit i cili pritet të zhvillohet në vitin 2022. Derisa ende nuk është përcaktuar shorti, Kosova deri tani e di se cilët nuk do të jenë kundërshtarët e saj në këtë garë.
Për shkak të konflikteve politike dhe luftërave, UEFA ka bërë një listë të shteteve të cilat nuk do të mund të ndeshen në mes vete, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ky rregull, Kosovës i ndalon të përballet me tri shtete të kontinentit europian, dhe ato janë, Bosnje e Hecergovina, Serbia, dhe Rusia.
Përveç Kosovës, kjo pikë u ndalon edhe shteteve të tjera të ndeshen në mes vete, dhe ato janë:
Azerbajxhani dhe Armenia
Spanja dhe Gjibraltari
Rusia dhe Ukraina
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.