Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka thënë se do t’ju kërkojë qytetarëve t’i bartin maskat për 100 ditë posa të vijë në detyrë, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Ai tha për CNN se besonte se do të kishte një “zvogëlim të ndjeshëm” në rastet me COVID-19 nëse secili qytetar do ta bartte maskën.
Biden gjithashtu u shpreh se do të urdhërojë që ato të mbaheshin në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.
Deri më tani SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste me coronavirus si dhe 276 mijë viktima.
“Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë”, u shpreh ai.
SHBA-ja aktualisht është zona më e goditur në botë nga situata pandemike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.