Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i replikoi u.d të detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvzisjes Vetëvendosje, Liburn ALiu, i cili në Kuvend deklaroi se LDK bëhet gjithmonë bashkë me PDK-në.
Gashi nuk përjashtoi mundësinë që të bëhen bashkë edhe me VV-në në të ardhmen, pasi që sipas tij koncepti ‘kurrë’ në politikë nuk ekziston, shkruan Reporteri.net.
“Jemi ba bashkë edhe me ju dhe ndoshta do të bëhemi bashkë edhe në të ardhmen. Në politikë koncepti kurrë nuk ekziston. Gjithçka është e mundshme. Ideja parashkollore se le te kallet vendi se ne s’bëhemi bashkë, s’ekziston te ne e nuk duhet të ekzistojë as te ju. Do t’i japim votat tona që qytetarët të marrin pakon fiskale”, ka thënë Gashi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.