×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicra futë në karantinë Ballkanin, Kosova jashtë listës

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 13:14

    Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrëzikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 14 dhjetor 2020.


    Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

    Ndërkohë shtetet Ballkanike që janë në listën e rrezikshmërisë sipas raportit të BAG: janë Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia.

    Nga ana tjetër, shtetet tjera me potencial rreziku për Zvicrën janë edhe Andorra, Gjorgjia, Jordania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Slovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.

    Në Zvicër ekziston një kërkesë karantine për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet në 14 Dhjetor. Një rezultat negativ i testit nuk heq karantinën.

    Për më shumë informacione rreth shteteve:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!