×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha për PDK-në e LDK-në: Miu e maca janë bërë bashkë, ua urojmë dashurinë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 13:02

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se LDK dhe PDK janë bërë bashkë nga frika e zgjedhjeve në Podujevë.


    “Maca e mini bahën abshkë kur e kanë zorin e madhë, e zori i madh e ka emrin Podujevë”, ka thënë Basha në seancën e sotme.

    I njëjti ka thënë se arsyeja se pse janë bërë bashkë për buxhetin dhe ligjin për rimëkëmbje është vetë bëhet punë për të holla, që sipas deputetit të LVV-së janë pikat ku bashkohen dy subjektet.

    “Unë mendoj që qysh janë bë bashkë për buxhet edhe për ligjin për rimëkëmbje, paret e pazaret i bajnë bashkë. Z.Hamza ka qenë pak xheloz që ia morëm pak LDK-në, po dashuria e sinqertë ka qenë me juve”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!