Një banesë në komunën e Vushtrrisë është përfshirë nga flakët në mesditën e premte.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se sipas informatave fillestare nuk dihet ende a ka persona të lënduar.
Zahiti ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve tashmë kanë lokalizuar zjarrin.
Ende nuk dihen shkaqet se çka e ka shkaktuar zjarrin.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se janë pësuar dëme të mëdha materiale.
Reporteri do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.