Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka thënë se ky projektligj ka për qëllim t’i ndihmojë oligarkët dhe bizneset e afërta me ta, e jo qytetarët e varfër.
Hekuran Murati nga VV ka thënë se koston e votimit të këtij projektligji do ta bartë qytetari i varfër i Kosovës, shkruan Reporteri.
“Sot e pamë që paratë që janë në buxhet të mos ndihmohen qytetarët, kjo qeveri ka tendencë që me amendamentet e fundit të ndihmojë oligarkët dhe bizneset e afërta me ta. Ky projektligj i dedikohet një oligarku, një kompanie që operon në Kosovë. Këto dy kosto do t’i bartë taksapaguesi i varfër. Ky ligj ka shumë defekte dhe pabarazi”, u shpreh ai.
Njëjtë u shpreh edhe deputetja Mimoza Kusari e cila tha se është për keqardhje që sot ka kaluar një projektligj i dobët në përmbajtje dhe formë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.