Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se paniku i krijuar për mungesë të oksigjenit është i pabesueshëm.
Ai ka thënë se Republika e Kosovës me institucionet shëndetësore siguron oksigjen të mjaftueshëm për pacientët.
“Republika e Kosovës me sistemin shëndetësor siguron oksigjenin e mjaftueshëm për pacientët pa panik dhe pa ndërhyrje. Të gjitha institucionet shëndetësore bëjnë furnizimin e rregullt me oksigjen duke garantuar jetën e pacientëve tanë. Paniku i krijuar për oksigjen është i pabesueshëm, andaj qytetarët dhe pacientët duhet të besojnë se siguria e pacientëve është maksimale”, tha Zemaj.
Ministri tha se do të ketë shtim të kapaciteteve me oksigjen.
“Do të bëhet vendosja e tankeve të reja nga SHSKUK-ja ku do të shtohen kapacitet me oksigjen edhe për afërsisht 20 mijë litra”, u shpreh Zemaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.