×
  • Sport
  • Sport

    Suarezi del negativ në testin për COVID-19, rikthehet në stërvitje

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 16:42

    Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez, është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.


    Uruguaiani të premten e përfundoi gjithë stërvitjen me shokët e ekipit, teksa pritet të luajë në fundjavë kundër Real Valladolidit, transmeton KOHA.

    Atletico që drejtohet nga Diego Simeone, do të jetë nikoqir i Valladolidit, dhe ndihmesë do ta ketë edhe ish-sulmuesin e Barcelonës, 33-vjeçarin Suarez, i cili doli negativ në testin për koronavirus.

    Suarez për herën e fundit luajti më 13 nëntor me përfaqësuesen e tij Uruguain.

    Tani mund të rikthehet në formacionin e trajnerit Simeone, për herën e parë pas një muaji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!