×
  • Lajme
  • Botë

    E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e COVID-it për 24 orë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 18:18

    Hulumtuesit nga universiteti shtetëror në Georgia të SHBA-ve pretendojnë se kanë zbuluar ilaçin anti-bakterial, i cili brenda 24 orëve parandalon që të sëmurët të përhapin coronavirusin tek personat e shëndoshë, shkruan Daily Mail.


    Bëhet fjalë për ilaçin MK-4482/EIDD-2801 i njohur ndryshe si Molnupiravir, i cili brenda ditës parandalon bartjen e COVID-19 tek personat e tjerë.

    Në krye të ekipit ishte mjeku Richard Plemper, i cili ka zbuluar se ilaçi është i mirë në luftën kundër viruseve sezonale.

    “Është demonstrimi i parë i ilaçit që në mënyrë të shpejtë bllokon bartjen e SARS-COV-2. Kjo nënkupton kthesë e madhe për shkencën”, ka shtuar Plemper.

    Ndalimi i përhapjes së virusit derisa të mos ndodh vaksinimi masiv nëpër botë, do të parandalonte pasojat katastrofale që tashmë ka filluar t’i shkaktojë pandemia.

    “Kemi vërejtur që ilaçi MK-4482/EIDD-2801 ka luftuar virusin në sistemin respirator, dhe në mënyrë të dukshme lufton përhapjen”, ka thënë për fund Plemper. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!