×
  • Lajme
  • Botë

    Mrekullia vetë: 99-vjeçarja kroate mund Coronavirusin

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 18:28

    Një grua kroate, 99-vjeçare u ka thënë mjekëve faleminderit, pasi ka mundur koronavirusin të enjten.


    Margareta Kranjcec, e cila jeton në një shtëpi të të moshuarve në qytetin qendror kroat, Karlovac, u shtrua në spital në fund të tetorit pasi doli pozitive për Covid-19.

    Ajo kaloi tre javë në Spitalin e Përgjithshëm Ogulin para se të lirohej dhe thotë se tani ndihet shumë më mirë, shkruan Daily Mail.

    ‘Ka mbaruar, ndihem mirë tani,’ i tha ajo gazetës Vecernji List.

    Kranjcec është e shtrirë në shtrat për shkak të moshës dhe brishtësisë së saj, por nuk ka pasur probleme serioze shëndetësore dhe thuhet se shkoi të jetonte në shtëpinë e pleqve vetëm disa muaj më parë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!