×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet se si ndodhi vrasja e gruas në Kamenicë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 22:14

    Vrau gruan me shufër metalike, Gjykata Themelorë në Gjilan i shqipton burgim të përjetshëm.


    Një krim i rëndë kishte ndodhur në këtë shtëpi, në korrik të këtij viti.

    Në fshatin Berivojcë, Nuhi Mavroqani kishte privuar nga jeta gruan e tij tashmë të ndjerën me inicialet S.M.

    Nuhi Mavroqani ishte arrestuar më pas, ndërsa procesi hetimor kishte nxjerrë në dritë mënyrën se si ishte kryer ky krim.

    Detajet i kishte përshkruar në aktakuzë, Prokuroria Themelore e Gjilanit.

    Sipas aktit akuzues, deri te vrasja kishte ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes qiftit.

    Ndërkohë, që Mavroqani kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me një mjet të parpërshtatshëm të gjatë 73 centimetra.

    Me këto veprime gruas i janë shkaktuar plagë të rënda në kokë duke ia thyer edhe kafkën çka ka qenë fatale për viktimën.

    E për këto veprime, i akuzuari Nuhi Mavroqani mori një ndëshkim të rëndë nga gjykata.

    Ai u dënua me burgim të përjetshëm, pasi që trupi gjykues e gjeti fajtor Mavroqanin për veprën penale që i vihet në barrë.

    Këta gjyqtarë kanë konstatuar se ndaj Nuhi Mavroqanit, nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese në këtë rast.

    Mavroqani në seancën fillestare të datës 01 tetor e kishte pranuar fajësinë pjesërisht, por që Gjykata e kishte refuzuar këtë pranim.

    Ndërkohë, qifti Mavroqani ka tre fëmijë ku më i madhi është 4 vjec.

    Ata janë marr në përkujdesje nga gjyshërit e tyre, ndërsa në ndihmë ju ka dal edhe Qeveria e Kosovës, që kohë më parë ka ndarë 20 mijë euro për ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!