×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ekzekutohet me armë zjarri polici 26 vjeçar

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 8:08

    Një punonjës Policie i FNSH Shkodër është gjetur i vrarë me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se viktima është 26-vjeçari i identifikuar si Xhuljo Prela.


    Trupi i pajetë i të riut është gjetur në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush rreth orës 02:20. Bëhet me dije se fillimisht autoritetet janë njoftuar se një mjet kishte humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga, por pas verifikimeve, u konstatua se 26-vjeçari ishte qëlluar me armë.

    Sipas informacioneve, efektivi ka marrë vetëm një plumb në trup, i cili i ka shkaktuar vdekjen. Për zbardhjen e plotë ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

    Detajet e policisë:

    Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

    Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

    Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

    Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!