×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 8:34

    Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Kosovë janë regjistruar 478 raste të reja dhe 11 viktima nga koronavirusi.


    Po këtë ditë ka pasur një numër të madh të të shëruarve, gjithsej 690 pacientë që kanë fituar betejën me koronavirusin.

    Por numri i pacientëve që ende janë raste aktive me COVID-19, mbetet i lartë, 13 mijë e 561.

    Ndërsa numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Kosovë është 41 mijë e 777 raste nga 149 mijë e 743 të testuar, si dhe 1 mijë e 73 raste të vdekjes.

    Rastet pozitive të ditës së sotme janë nga komuna Prishtinë 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!