×
  • Lajme
  • Botë

    Serbët në frikë se mund të humbin edhe një kryepop nga koronavirusi

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 9:59

    Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Hrizostom, i cili pas vdekjet së kreut të Kishës Serbe, patriarkut Irinej (Gavriloviç), kryeson Kishën Serbe është infektuar me coronavirus.


    Metropolitani Hrizostom, është peshkopi i shtatë që është shtrirë në spital për shkak të koronavirusit.

    Deri më tani, sipas mediave serbe, katër peshkopë kanë vdekur, si pasojë e koronavirusit.

    Metropolitani Hrizostom, Kryetari i Kishës Ortodokse Serbe (SOC) u shtri në spital me Covid-19.

    Përkundër kësaj, Kisha Ortodokse Serbe po këmbëngul se koronavirusi nuk shpërndahet përmes përdorimit të lugës së njëjtë.

    Javë më parë, Serbisë i vdiq edhe patriarku Irinej, për të cilin shteti serb mbajti zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!