×
  • Sport
  • Sport

    Meritan Shabani i shkel syrin Kosovës

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 12:29

    Mesfushori Meritan Shabani mund të jetë lojtari i radhës që mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës

    21 vjeçari, pjesë e Wolves në Premier Ligë, ka dhënë sinjalet e para për një afrim te ‘Dardanët’, shkruan Reporteri.net

    Shabani që në të kaluarën ka qenë pjesë e Bayern Munich, në llogarinë e tij në Instagram ka zbuluar këpucët e reja që do t’i vesh gjatë ndeshjeve të futbollit, dhe në të, figuron flamuri i Kosovës.

    Shabani është dëshirë e Kosovës prej kohësh, por për afrimin e tij duket se duhet ende kohë.

    Por, me vendosjen e flamurit të Kosovës në këpucë, ndoshta është edhe sinjal se ai tashmë ka ndarë mendjen për shtetin që dëshiron të përfaqësojë.

    Kujtojmë se Shabani në të kaluarën ka qenë pjesë e të rinjve të Gjermanisë, ku për gjeneratën U20, është paraqitur dy herë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!