×
  • Sport
  • Sport

    Suarez e kalon Koronavirusin pas 18 ditësh izolim, poston video emocionuese nga takimi me fëmijët e tij

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 13:23

    Luis Suarez ka qëndruar jashtë fushave të blera për rreth tri javë, pasi ishte infektuar me coronavirus.


    Sulmuesi uruguaian i Atletico Madrid rezultoi pozitiv me COVID-19 më 16 nëntor dhe deri më 4 dhjetor qëndroi i izoluar.

    Sigurisht që karantinimi për të nuk ka qenë i lehtë, pasi përveç se është dashur të jetë jashtë fushave të blerta ai nuk ka pasur kontakt as me familjen e tij.

    Uruguaiani ka postuar një video emocionuese pas daljes nga karantina, në momentin që është takuar me tre fëmijët e tij.

    Suarez shihet i emocionuar teksa përqafon fëmijët, por që nuk mund t’i mbajë as lotët.

    “Nuk kam fjalë. Ata janë gjithçka në jetën time që dua”, ka shkruar Suarez në videon e publikuar në profilin e tij në Instagram.

    Kjo video e sulmuesit uruguaian është bërë virale, pasi është shumë emocionuese dhe është pëlqyer jashtëzakonisht shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!