Avokati kosovar Jusuf Berisha ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës. Avokati Berisha ushtronte këtë profesion që nga prilli i viti 2004.
Më parë kishte qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Mitrovicë.
“Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Jusuf Berisha. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 05.12.2020 në ora 16:00 varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë, nga rrethi i ngushtë familjarë, për shkak të pandemisë Covid-19. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OAK.
Avokati, Jusuf u lind me 01.03.1955 në fshatin Lupç i Poshtëm, Komuna e Prishtinës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 28.04.1990, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 14.12.2002 në Prishtinë.
Gjatë periudhës 31.01.2003 e deri më 21.10.2003 ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.