×
  • Lajme
  • Botë

    Biden nuk do t’i detyrojë amerikanët të marrin vaksinën kundër COVID-19

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 16:42

    Presidenti i zgjedhur Joe Biden nuk do të detyrojë amerikanët të marrin vaksinën e koronavirusit, kur ajo të jetë e disponueshme në Shtetet e Bashkuara. Duke folur nga ëilmington në Delauer, Biden tha se nuk mendonte që një hap i tillë do të ishte i nevojshëm.


    “Do të bëjë gjithçka kam në dorë si president për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur, dhe kur ta bëjnë të provoj se ja vlejti”, deklaroi Biden.

    Sipas qendrës kërkimore Peë, vetëm 60 përqind e amerikanëve janë aktualisht të përgatitur për ta marrë vaksinën e koronavirusit. Pfizer dhe BioNtech dhe gjithashtu Moderna kanë aplikuar për aprovimin e vaksinave të prodhuara prej tyre, e siç pohoi më herët zëvendëspresidenti Mike Pense, drita jeshile mund të vijë pas një jave e gjysmë.

    Deklarata e Biden erdhi pasi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kërkoi për herë të parë përdorim universal të maskave në ambiente të mbyllura, përveçse kur amerikanët janë në banesat e tyre.

    Sipas autoriteteve shëndetësore, Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një fazë të transmetimit të lartë të virusit. Të premten, u regjistruan 2500 vdekje dhe gati 225 mijë raste të reja. Biden, i cili pritet të marrë detyrën në 20 janar, tha gjithashtu se ceremonia e betimit të tij do të jetë e thjeshtë, pa turma të mëdha për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!